Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar një takim privat gjatë Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Mitsotakis dhe Rama kanë diskutuar edhe për çëshjen e Fredi Belerit një shashk nacionaliste greke sepse kjo çeshtje nuk ka asnjë lidhje me minoritetin përveç faktit se Beleri ka përfituar shtetsia greke si dhjetëra mijëra shqiptarë.
Kryetari i zgjedhur me 19 vota Beleri i përket koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku minoriteti përbën një pakicë të parëndësishme.
Kryeministri grek nënvizoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri “ka një çështje të shtetit ligjor”.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Beleri ndodhet prej më shumë se 50 ditësh pas hekurave, me akuzën e korrupsionit në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u kap në flagrancë duke dhënë 80 mijë lekë të reja për blerjen e 4 votave.
Autoritetet greke kanë akuzuar qeverinë shqiptare për arrestimin e tij duke deklaruar se çështjen do e ngrenë në institucionet më të larta të BE-së, si dhe do të pengojnë integrimin e vendit.
Megjithatë, Shqipëria është përgjigjur duke deklaruar se çështja e Belerit i takon institucioneve të reja të drejtësisë shqiptare, dhe trajtohet njësoj si çdo qytetar tjetër, pa ndërhyrje politike.