• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Belind Këlliçi pranon për herë të parë thirrjen në SPAK për shpenzimet e Foltores dhe Kuvendit Kombëtar

January 17, 2026
in Aktualitet, Debat

Belind Këlliçi, për herë të parë, ka pranuar publikisht se është thirrur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me shpenzimet e Foltoreve dhe Kuvendit Kombëtar të dhjetorit të vitit 2022. Edhe pse, kur doli nga ambientet e SPAK, ishte i mekur dhe nuk tha asnjë fjalë, në studion e News24 deputeti i PD pranoi se është pyetur nga prokurorët për këtë çështje.

“Në mënyrë qesharake, në fillim të kësaj jave, ditën e hënë, unë personalisht kam qenë në këtë institucion për t’u pyetur për Kuvendin e Rithemelimit të vitit 2021, që është çdo gjë transparente, janë me dokumente dhe që është një çështje e brendshme politike edhe kjo është qesharake në vetvete. Na thërrasin, na pyesin me çfarë nafte shkoi Berisha në Foltoren e Lezhës, meqë ishte Foltorja më e fundit, apo kur ishte në Korçë, apo me çfarë parash paguani telefonat tuaj të celularit në PD. Pra ky qenka problemi. Kur ndërkohë problemi në vetvete, dhe që ne prej vitesh e kemi denoncuar dhe e denoncojmë, është korrupsioni qeveritar”, – tha Belind Këlliçi.

Me këtë deklaratë, Këlliçi bëhet zyrtari i dytë që merret në pyetje për këtë çështje, pas Indrit Hoxhës. Me tagrin e organizatorëve të Kuvendit Kombëtar të 20 dhjetorit, nuk dihet me saktësi se çfarë kanë deklaruar para prokurorëve për shpenzimet. Ajo që dihet me siguri është se, pavarësisht premtimeve për t’i bërë transparente financimet për këto shpenzime, ky proces nuk ndodhi kurrë.

Sa i përket relativizimit që përdori sot Këlliçi se “ne presim që SPAK të merret me korrupsionin e qeverisë”, kjo logjikë infantile vlen vetëm për nxënësit e fillores. Sepse abuzimet financiare janë të dënueshme pavarësisht nëse ato bëhen me mijëra apo qindra mijëra euro. Sipas logjikës së Belind Këlliçit, po të kishin mundësi, edhe drejtuesit e PD nuk do të mbeteshin pas qeveritarëve të Edi Ramës.

Next Post

Vizita e Sorensen, Beogradi: "Asociacioni" i komunave serbe kusht kyç për përparimin në dialogun Kosovë–Serbi

“Nuk ka tavan për të”! Mesfushori i Egjiptit i thur elozhe Anis Mehmetit: Është si vëllai im i vogël, kush e di se ku mund të arrijë?

Si Donald Trump po ndikon në formimin e ri të botës?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved