Ka rezultuar fatale përpjekja e një djali të ri që humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i pestë në tentativën për t’i shpëtuar policisë.
Ata akuzoheshin si trafikantë droge dhe policia kishte shkuar për ti arrestuar në zonën Krasnodar të Rusisë. Në momentin kur policia hyri në banesë trafikantët përpiqen të largohen duke dalë nga dritarja. Njëri prej djemve në një moment humbi kontrollin dhe u rrëzua për vdekje në tokë. E gjithë skena u filmua me telefon.
Pas kësaj skene tragjike, shoku i tij hezitoi të arratisej dhe u dorëzua në polici.