Kreu i PD Sali Berisha doli pas rreth 2 orësh nga SPAK ku u pyet në lidhje me krimin shtetëror të 21 Janarit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.
Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar?
Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.
Ka një audio
Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.
Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.
Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?
Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.






