Partia Demokratike e ka në qendër të vëmendjes sulmin ndaj institucioneve të shtetit, madje e ka në ADN-në e saj.
Aq më tepër kur këto institucione nuk i kontrollon dot as vetë, por as miqtë-kundërshtarë politikë siç ka ndodhur rëndom në këto 28 vite.
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe kupola e PD për herë të parë kanë jashtë “radarit” të tyre Prokurorin e Përgjithshëm.
Por Arta Marku është dhe jashtë “radarit” të Edi Ramës dhe kupolës së PS, ku gjatë 28 viteve dy partitë e mëdha e kanë gjetur gjithnjë gjuhën e përbashkët për të shpëtuar veten nga drejtësia.
Për herë të parë Prokurori i Përgjithshëm është i pavarur nga politika shqiptare, është një arritje e madhe kjo.
Dikush mund të thotë se Kryeprokurorja e Përkohëshme Arta Marku është “produkt” i SHBA dhe udhëzohet nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Nuk na rezulton kështu, por dhe sikur të jetë e vërtetë kjo do të ishte një fitore akoma më e madhe për shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe një humbje katastrofike për të gjithë kupolën e krimit në partitë politike shqiptare.
Ndaj Sali Berisha e Lulzim Basha alternojnë sulmet herë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe më saktë kundër ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu e herë kundër Kryeprokurores së Përkohëshme Arta Marku.
Akuza e përbashkët e “qenve të sulmit” që nxjerrin Berisha dhe Basha ditë pas dite, madje të “çiftuar” ndaj Donald Lu dhe Arta Markut është se po heshtin për gjithçka që ndodh në Shqipëri, duke filluar me Saimir Tahirin dhe përfunduar me vëllain e Fatmir Xhafajt.
“Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.
E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.
Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:
Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij.
“Shumë shpejt do të prodhojmë rezultate sinjifikative në identifikimin dhe goditjen e anëtarëve, drejtuesve dhe ASETEVE, kudo qofshin të fshehura, të individëve apo organizatave kriminale”.
E për këtë mjaft të shohësh veprat penale të kryera apo lidhjet ndërvepruese që kanë ndërtuar, pikë-takimet apo lidhjet e tyre me njerëz të pushtetit apo me mekanizmat ndërmjetës të tyre si dhe ASETET që kanë krijuar, jo për një muaj dhe as për një vit, por për vite tëra”, akuzoi sot Enkelejd Alibeaj, njëri ndër “qentë e sulmit” të Berishës dhe Bashës. I cili shkon herë pas here dhe takon vëllain e tij Taulant Alibeaj të akuzuar për krime.
Pra shihet një intensifikim i sulmit kundër ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Kryeprokurores së Përkohëshme Arta Marku.
Në të vërtetë Berisha dhe Basha nuk kanë asnjë hall me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Që kur erdhën në pushtet më 2005 dhe sidomos në vitin 2012 kur u dha vendimi përfundimtar nga Gjykata Italiane e Kasacionit, aty e kanë pasur Agron Xhafajn dhe mund të procedonin si të donin me të. Pasi Berisha i kishte të gjitha institucionet, Polici, Prokurori, Gjykatë, Interpol nën komandë. Madje i komandonin më shumë se duhej, aq sa Berisha ishte bërë si kryepolic, kryeprokuror, kryegjykatës, etj., akuza këto që vinin nga institucionet ndërkombëtare jo vetëm nga opozita e atëhershme e kryesuar nga kryeministri aktual Edi Rama.
Por në të vërtetë halli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është se me një Adriatik Llallë në prag të burgosjes, me një Besim Hajdarmataj në prag të burgosjes, por dhe elementë të tjerë shtesë, prangat janë shumë afër për vetë Saliun dhe Lulin.
Duke parë vendosmërinë e Arta Markut në arrestimin e “peshqve të mëdhenj” por dhe mbështetjen e fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu për Kryeprokuroren, “laku” ndaj Berishës dhe Bashës është ngushtuar shumë.
Prangat janë afruar dhe pritet vetëm prangosja e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe tërë kupolës së PD.
Kjo nuk përjashton dhe prangat për kupolën e LSI dhe të PS. Ndaj shqetësohen në unison të gjithë miqtë-armiq politikë, që tashmë s’kanë më si të shpëtojnë njëri- tjetrin./Pamfleti.com