Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për situatën politike pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas tij, kryeministri me fjalimin e tij bëri apologjinë e krijimit të asaj që ai e quan narkopolici.
“Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë”, tha ish-kryeministri për Euroneës Albania.
Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës.