Pas deklarateve të forta që bëri, ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në Prokurorinë e Tiranës, ka reaguar nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj i cili u mor edhe në mbrojtje nga ana e gardës pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm ndaj tij, me anë të pamjeve të publikuara në ‘facebook’ ka akuzuar Berishën se së bashku me mercenarët që e mbështesnin kishte lajmëruar gjakderdhje në selinë blu.
Nënkryetari i PD, Alibeaj: Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe me figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmeruan publikisht se kundër demokrateve do të perdorej dhune, madje mund te derdhej edhe gjak.
Gjuha e urrejtjes se Sali Berishes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!