Ditën e sotme zhvillime të papritura kanë ndodhur në selinë blu. Selia e Partisë Demokratike është e rrethuar nga mbështetës e ish-truproja të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë që vetë Berisha e kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillojnë dy mbledhje paralele në dy salla të ndryshme, godina është e rrethuar.
Në foto shihen mbështetësit e tij të udhëhequr nga ish badigardi Sali Lushaj dhe Myftar Lumnesh, Azem Hajdari e dhjetëra të tjerë. Lulzim Basha me një grup deputetësh dhe zyrtarë po zhvillon një tjetër mbledhje, për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.