I vetëdijshëm se PD nuk mund të jetë e vetme në betejën kundër Edi Ramës, e veçanërisht në valën e protestave të qëndrueshme që premton në janar,Sali Berisha thërret në ndihmë të gjithë faktorin opozitar. Protesta e radhës pritet të jetë më 24 janar, por kreu i PD tha sot në konferencë se do të vendoset në takimin e së premtes.
Ai i ka drejtuar ftesë të gjitha partive të opozitës për të marrë pjesë në takimin që e ka quajtur “Zgjidhje për Shqipërinë”.
Por ftesa e tij është refuzuar nga të rinjtë e politikës, që në zgjedhjet e fundit por edhe aksionet me protesta kanë treguar forcë numerike.
I pari që u deklarua kundër, ishte Arlind Qorri që me Berishën thotë sërish se nuk do të ketë kurrë bashkëpunim.
Edhe Adriatik Lapaj nuk ka kohë për tryezat e thirrura nga kreu i PD, pavarësisht ftesave të vazhdueshme që Partia Demokratike i ka bëtë Për të, është koha e protestave në shesh dhe jo e tryezave.
Në një përgjigje për Report Tv “Shqipëria Bëhet” thotë se nuk do të jenë në takim dhe Lapaj do të vijojë të jetë në shesh edhe të premten.
Në takimin e së premtes Berisha ka thirrur edhe shoqërinë civile, përfaqësuesit e organizatave e sindikata të ndryshme.





