Protesta “historike” që kishte premtuar Sali Berisha, nuk zgjati as një orë para kryeministrisë drejt së cilës veç disa kapsollave dhe shashkave nuk iu drejtua kërkesa për ‘qeverinë teknike’. Krah kryetarit të PD-së, Sali Berisha ishin aleatët, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së. Meta me mesazh zanor nga burgu shigjetoi kreun e SPAK.
Më shumë se një protestë, i ngjajti një mitingu paralektoral ‘një provë numrash’ për Berishën dhe aleatët. Në këtë prag zgjedhjesh sondazhet e fundit kanë evidentuar një firo gjigande të mbështetjes së PD-së në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2021.
Mirëpo përveç pjesmarrjes qesharake që tashmë dihet Sali Berisha flet broçkulla që as nuk ekzistojnë dhe i zhytur në demencë, nuk e kuptonë se çfarë thotë.
“Ne ia dolëm në kushte më të vështira, ndërsa tani që presidenti Donald Trump i preu kokën gjarprit, Soros, edhe desoirizimi, flladi i tij nga Washingtoni po fryn gjithë botën. Ju garantoj se nuk fiton kush më shumë se shqiptarët. Kemi programin tonë të desorifikimit të vendit, të vendosjes në piedestal të familjes e vlerave të saj”.
Vërtet Berisha nuk e di se miliarderi Soros nuk është presidenti i USAID, por drejtues dhe sponzorizues me paratë tij të fondacionit të shoqërisë së hapur dhe as nuk pyet se ekziston Trump, i cili nuk i ka prerë kokën Sorosit por sorrave të USAID që kakarisnin me paratë e taksapaguesve amerikan?!
Pra shoku Sali shikon ëndrra me sy hapur me Trump, Soros dhe botën që merret me një plak të rrjedhur që as nuke dinë se ekziston, por e njohin nga gjëmat që ka bërë në Shqipëri… tre grushte shteti, duke i vendosur sanksione familjarisht, duke i prerë kokën gjarprit komunist që megjithse me kokë të prerë, përpiqet të kafshoi e helmoi akoma Shqiperinë. /Ekskluzive.al