A është gati kreu i PD, Sali Berisha të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për ndryshime në Kushtetutë?
Kyredemokrati u përgjigj se është gati, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kompleks.
“Nuk ka asgjë për pjekje Kushtetute, reformat janë, por nëse është problemi për të përcaktuar senatin në Kushtetutë, po jam gati. Nuk ka asnjë kompleks.
Unë jam dakord, sepse sadopak, por nëse ndërton senatin, jo si institucion bllokues, por frenues, atëherë bën një të mirë. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Për zvogëlimin e numrit të bashkisë nuk jemi”, u shpreh ai.






