Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një fotografi në rrjetin social facebook të cilën e ka shoqëruar me dixhiturën:
“Miremengjes Edvinit turist nga Shkodra sot! sb”
Mirëpo, nuk dihet nëse për shkak të moshës, disinformimit, mosinformimit apo ‘harresës” Sali Berisha ka bërë autogol.
Fotoja që publikon Berisha në profil është foto e vitit 2011.
Fillimisht, në vitin 2010, qeveria “Berisha” fajësoi “Drinin” dhe “Bunën” për përmbytjen.
Por më pas, pas zbardhjes së të vërtetës, rezultoi se përmbytja kishte si shkak “dorën” e qeverisë e cila tej-mbushi digat e hidrocentraleve dhe më pas i hapi ato, duke i ‘vërsulur’ Shkodrës përmbytjen me mbi 1 metër ujë në qendër të Shkodrës dhe në zonën fushore të 9 komunave të këtij rrethi duke i shkatkuar këtij qyteti dëme kolosale.
Shkodra është përmbytur tre herë në vitet 2010-2011-2013.
Në vitin 2010, qyteti verior u përmbyt, nga “zoti”, siç deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Në vitin 2011 Shkodra u përmbyt nga “neglizhenca” e zyrtarëve vendor në zbatim të detyrës për të përballuar emergjencat në raste “sulmesh” atmosferike natyrore.
Ndërsa në përmbytjen e vitit 2013, kryeministri nuk tha asnjë fjalë, madje nuk bëri asnjë justifikim, siç e ka zakon kur i dështojnë punët dhe kur i dalin në shesh mashtrimet e tij tradicionale 22 vjeçare./a.ç