SHBA deklaruan edhe një herë dje se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Sali Berishën pavarësisht lirimit nga ‘arresti shtëpiak’ dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së.
Ndërsa komentoi lidhur me këtë reagim të SHBA-ve, Halit Valteri ishte kritik ndaj Berishës, duke e cilësuar si një lider politikisht të vdekur, që ka monopolizuar opozitën.
“E kanë dhënë verdiktin dhe nuk ka kthim pas. Injoranca militanteske që vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës së Saliut e bazojnë me erën e ndryshimit të fitore së Trump këtu janë ca njerëz që duan të gënjehen pa pushim.
Opozitë të shëndetshme quaj atë që shikon veten në pasqyrë, dhe thotë që kam këta përballë dhe do këtë ndryshe. Sali Berisha thotë nuk kam nevojë për Djathtas 1912, nuk kam nevojë për Bashën, x apo y. Dhe unë them do i shkërmoq dhëmbët pushtetit kriminal. Retorika e këtij që është i vdekur në këmbë politikisht. I vdekur për së gjalli.
Njerëz nuk ka, frymë nuk ngre. Aleatët nuk i ka, i kanë thënë se me ty nuk ka negociatat. Ky dhe Meta e kanë bërë monopol opozitën. më 12 maj atëherë do shikoj a e shkërmoqi monopolin e opozitës apo e ka Saliu me Shkëlzenin. Emrat [për deputetë 30 % i vendos Saliu. Thotë do vendos shoferin pastruesin, rojen, komshiun, gocën e tezes, nuk i thotë njeri gjë. Nuk ka meritokraci. Eksluzivitet i Saliut.
Kur do Saliu për marrëveshje me Ramën e bën e ndërpren mosbindjen civile. Monopolizimi i Berishës ndaj opozitës është një favor për mazhorancën por dhe një e keqe. Në 2025 nuk ka garë, e keqja që kjo opozitë pa fuqi pa njerëz e bën mazhorancën të papërgjegjshme”, tha ai në ‘Repolitix’ në Report Tv.