• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha iu fsheh SPAK për 21 janarin, Balla: Gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë! Çfarë turpi për të dhe ata që e rrethojnë

November 15, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga drejtësia.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Balla thekson se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë – e vërteta i zbulon vetë”, duke iu referuar situatës së krijuar pas përpjekjeve të SPAK për t’i dorëzuar njoftime zyrtare Berishës në adresën e banimit dhe në vendet e punës.

Sipas deklarimeve të bëra publike, rojet e banesës dhe sekretaritë e institucioneve ku Berisha ushtron detyrat e tij politike kanë refuzuar të marrin dokumentacionin e prokurorisë.

Balla nënvizoi se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, tashmë i rihapur pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare dhe se koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin “ka përfunduar përgjithmonë”.

Postimi i plotë:

Thënia e mençur se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë – e vërteta i zbulon vetë”, i shkon fiks këtij bufit. Drejtësia (Prokuroria e Posaçme) i paska çuar njoftimin tek shtëpia, “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Gjithashtu ia paska dërguar njoftimin në dy vendet e punës, sekretaria e Grupit dhe Partisë “refuzon të marrë njoftimin”. Çfarë turpi, për këtë dhe ata që e rrethojnë, të cilët për çdo rast tjetër mezi presin të tundin njoftimet e të tjerëve.

Një gjë është e qartë se falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është testi i së vërtetës për drejtësinë shqiptare. Koha kur Policia nuk zbatonte urdhërat e Prokurorisë nuk do të kthehet më kurrë. Ajo kohë ka perënduar bashkë me vdekjen politike të katranit me bojë

Next Post

Berisha nuk shkoi në SPAK për 21 Janarin, një nga të plagosurit, gazetari Mahmutaj: S'do pyetet si person në dijeni, e di që e pret komunikimi i akuzës!

Media: SHBA planifikon të ndajë Gazën në ‘zonë të gjelbër dhe të kuqe’ për të filluar rindërtimin pas lufte

Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve shqiptar në SHBA, familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupave në atdhe

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved