Sali Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.
I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.
Arian Çani: Duhet të rifillosh një betejë të fundit.
Sali Berisha: Me një përkushtim të jashtëzakonshëm.
Arian Çani: Po nuk ke frikë?
Sali Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.
Arian Çani: Po kur them frikë nuk e kam fjalën për vete unë, se e di që ti vetë personalisht nuk ke frikë, po për fëmijët e tu, për Shkëlzenin, për Argitën. Ata mund të merren të pandehur.
Sali Berisha: Ata t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…
Arian Çani: Nuk po them për Lirinë sepse Liria është zonjë grua…
Sali Berisha: Dhe atë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin.
Arian Çani: Je duke bërë betejë me Perandorinë.
Sali Berisha: Kam të vërtetën me vete unë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se jam përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të mi. Ke ndonjë politikan tjetër ta ketë deklaruar këtë?
Arian Çani: Pra, në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij, ti e merr përsipër?
Sali Berisha: Padiskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë.