Sali Berisha, u ndal te protesta e së shtunës gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke u shprehur se Rama po bën çmos që të shpëtojë nga kjo protestë.
“Po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute, më datë 24, shko e thojini: ‘Po je burrë, qëndro në zyrë’. Rri aty në zyrë dhe prite popullin se po të vjen. Shkoni e ju me të”, u mburr Saliu që shikon ëndërra ne moshën 81 vjeçare si kufomë politike.
Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i’u përgjigj duke e vënë me shpatulla pas murit:
“Sa i përket atyre kërcënimeve të tua, që ti do bësh hatanë me datë 24, unë do të ta kisha dhënë një përgjigje, por kam shumë respekt për kodin e etikës së Kuvendit. Një gjë nuk të kemi marrë ty në konsideratë, edhe kur na ke kërcënuar publikisht, që në atë dritare është një snajper që do të godasë në ballë këdo që do i afrohet Kryeministrisë. E ke thënë ti këtë apo jo? Ti ke dalë dhe pastaj më rezulton që je zbythur kur ke shkuar atje deponosh, se ke thënë që ti s’ke dhënë ndonjë urdhër për të qëlluar më 21 janar, por s’e di ç’ka bërë Luli.
Unë nuk di ç’ka thënë Luli, por një gjë duhet të dijë Sali Berisha. Këtë forcë politike dhe sa jemi ne këtu, pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave të vrasjeve të katër shqiptarëve më 21 Janar nuk ka për t’u tërhequr kurrë. Këtë ngulite mirë në mendje. Nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me 4 dëshmorë, ose shumë të plagosur të tjerë, ka të bëjë me një prej ngjarjeve më të rëndave të këtij vendi, që erdhi si një ripërsëritje e një përpjekje tjetër tënden për të qëlluar mbi popullin. Në ’97-ën u dhe urdhër avionëve që të qëllonin mbi popullin e jugut dhe në 2011 dhe urdhër që të qëllonin në bulevard”.






