SPAK cakton datën 19 nëntor për marrjen në pyetje të Sali Berishës për “21 Janarin”. Ish-kryeministri u thirr të premten dhe iu komunikua këtë të hënë teksa u paraqit për masën e detyrimit për paraqitje.
Berisha kërkoi më vonë shtyrje për shkak se sipas tij ndodhet jashtë vendit, por prokuroria nuk ja shtyu por afroi datën.
Kreu i PD-së do të japë dëshminë e tij për vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011 gjatë protestës së opozitës para godinës së kryeministrisë.






