Plaku i çmendur, që i kanë fshirë emrin… dhe vazhdojnë ende ta quajnë ish-kryeministër, nuk rresht së llomotituri nëpër ekrane, i ftuar nga shumë palaço që moderojnë emisione mediatike, për të shprehur marrëzitë e tij!
Por, në vend që të filmohet dhe regjistrohet duke u “ngjirur” për liri në salla gjyqi dhe para drejtësisë, për dëmet që i ka shkaktuar vendit dhe shqiptarëve, me akuza si vjedhje, vrasje, trafik, shkatërrim, del e kërcënon, se kur të vij ai në pushtet, që gjasat janë, që nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse ai dhe “buratini” i tij duhet të kalojnë testin e drejtësisë në fillim, për të gjithë akuzat e kryera në bashkëpunim: Do të shkatërroj sheshin Skënderbej!
Sali Berisha, si paranojak dhe i marrë, që di “gjithçka”, nuk trembet para asgjëje, madje shpesh herë, e shohim të guxoj të kthehet edhe në vendin e krimit. Deklarata e tij, kur paralajmëron shembjen e sheshit të ri “Skënderbej”, i ndërtuar rishtazi dhe i vlerësuar si një nga sheshet më të bukura në Europë, na kthen edhe njëherë në krimin ekonomik prej 5 milion eurove, të prishjes së mbikalimit të “Zogut të Zi”, të kryer për vanitet të dyshes shkatërruese Berisha-Basha.
Njëkohësisht “çifti” operacioni prishja, shkaktoi edhe një dëm prej 2 milion euro, të shembjes së pjesës së ndërtuar të “byppas”-it në hyrje të Tiranës, para të taksapaguesve, për të na dhuruar rotondon e turpshme, ku mund të vinin e të kullosnin lopët e Viçidolit. Si është e mundur, që një media të publikoi këto marrëzi, që edhe të çmendurin do e shkrinin gazit!
Ja çfarë na broçkullis plaku i marrë, pasi kapërceu në stomak dy tableta viagra… trimërie, i eksituar nga ëndrrat, që sheh me sy hapur, se “buratini” i tij, një ditë do të vij në pushtet./Ekskluzive.al
“Sheshi Skënderbej i konceptuar nga një prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës ishte në gjysmën e përmasave të sotme. Edi Rama ndërtoi një shesh gjigand në përmasat e paranojës së tij” deklaroi Berisha.
Qytetari tani ka një lodhje më të madhe se kalon nga cepi në cep, nuk ka ku të ndalet nuk ka ku të pijë një gotë ujë, një kafe, një suvenier pra je i detyruar të shkosh si ushtarë nga njëri cepin në tjetër të sheshit’.
“Kryetari i ardhshëm i bashkisë t’ia ngrejë patkonjtë se këto pllaka ngjajnë si patkonjtë e Edi Ramës dhe ti japë sheshit një karakter njerëzor të domosdoshëm.
Këto janë konsideratat e mija për sheshin që do të zgjasë sa të largojnë qytetarët Erion Velinë nga bashkia dhe Edi Ramën nga Qeveria’. Ai shesh do të ndryshojë me shpejtësinë më të madhe.
Hajde mos qesh me shpellarin që është drejt rrugës së Sharrës që tani dhe ëndërron se do vij në puhstet e nuk mendon se si do ti shpëtoi drejtësisë për të mos e ngrysur jetën në burg…