Ministrja e Integrimit Evropian, Adea Pirdeni, ka reaguar pas njoftimit se më 17 nëntor 2025 në Bruksel, Shqipëria do të hapë 5 kapitujt e fundit të negociatave të Grup-Kapitullit 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në kuadër të Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me BE-në.
Sipas Pirdenit, këto kapituj përqendrohen në modernizimin e bujqësisë, rritjen e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit, që përbëjnë shtylla të rëndësishme për përgatitjen e vendit drejt anëtarësimit.
Reagimi i Ministres Adea Pirdeni për hapjen e grup-kapitullit të fundit në Bruksel më 17 Nëntor 2025:
Më 17 Nëntor 2025 në Bruksel, Shqipëria hap 5 kapitujt e fundit të negociatave të Grup-Kapitullit 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në.
Modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimi i politikave të kohezionit do të jenë në fokusin e këtyre negociatave.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme është vlerësim i qartë i BE-së për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm për përgjegjësitë që na presin përpara për mbylljen e negociatave brenda 2027-tës dhe uljen si të barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE-së para 2030-tës.
Rrugëtimi ynë evropian nuk ndalet! ????
#Shqipëria2030????????????????




