Gazetari i njohur shqiptar që jeton dhe punon në Londër, Ben Manaj ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. Ai ka komentuar edhe vizitën e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri në selinë e Partisë Demokratike.
Manaj shkruan se ambasadorët po sillen si rrallë herë në vende të tjera dhe se nuk duhet të ndërhyjnë dhe se duhet të jenë shqiptarët ata që duhet të vendosin.
Ai në shkrimin e tij tregon dhe kërcënimin me vdekje që ka marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha në 97′, teksa sërish thotë se rruga që po ndjekin ambasadorët thjeshtë mund të shtojë inatin dhe të bëjë që të ringrihet në politikë.
E plotë nga gazetari Ben Manaj:
Ambasadoret e huaj ne Tirane sillen si rralle ne vende te tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen eshte minimal!
Ka nje Konvente qe eshte ajo e Vjenes per sjelljen dhe praktiken dipllomatike ne bote , e cila shkelet me kembe ne Shqiperi!
Shqiptaret mund te mos jene te pasur , por budallenj nuk jane! Se ke zgjedhin dhe ke preferojne ata eshte puna jone si shqiptare sic eshte e amerikaneve kur zgjedhin Trampin apo Biden, sic eshte e anglezeve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!
Shqiptaret e Shqiperise jane po aq te zgjuar sa edhe shqiptaret e Kosoves kur zgjodhen Kurtin heren e pare edhe kur e rizgjodhen kur e rrezuan me udhezime heren e dyte!
Na hapet barkun me shoë teper te lexueshem mbeshtetjesh, pasi keni humbur pike qe kur toleruat pavaresisht nga rrethanat, zgjedhje nje-partiake ne mes te Evropes kur nuk i toleroni ne vendet nga vini!
Une me Berishen kam nje histori te vjeter hakmarrje nga ai per mua, deri ne kercenime me vdekje per punen time si gazetar i BBC ne Londer!
Por nese doni qe ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga qe po ndiqni vetem i shton inatin nje pjese te shqiptareve per ta ringritur nga varri politik!
Shqiptaret jane te zgjuar dhe dine sa edhe ju qe here beni sikur nuk i niihni disa te korruptuar te tjere po aq ose me shume se Berisha e njerezit e tij, se cilet jane e ardhmja e ketij vendi!
Besojuni intuites se tyre dhe mos i ofendoni me “nderhyrjet nga jashte”te cilat nuk permbyten dot as Enver Hoxhen!
Po beni te kunderten! Por me e rrezikshmja eshte se po humbni besimin e shqiptareve tek ju se jeni te sinqerte, frymezim dhe destinacion! Shume gjera rikuperohen ne jete, por kur thyhet besimi asgje nuk funksionon me pas!
Mos i ndani shqiptaret ne parcela, aq me teper te vini ne dyshim orientimin e tyre pro-perendimor, sado qofshin ne numer, aq me teper ata qe kane vuajtur per dekada se kane qene te tille!
Para 30 vjetesh ishit te justifikuar te na merrnit per dore dhe te na tregonit rrugen ne dalje nga izolimi komunist, por sot “thanks, but no thanks”!
Na respektoni inteligjencen! Shtepia e Shqiptarit eshte vertete e mikut dhe e Zotit, por Zoter ne shtepine tone mos u beni!