Jo vetëm në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit. Sali Berisha, pa shfaqur shenja pendese mbi aktet e dhunës që mbrëmjen e së premtes, nuk kursyen as besimtarët myslimanë që faleshin në Xhaminë e Namasgjasë, paralajmëron akte dhune edhe ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
“Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës. Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.
Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”, tha Berisha.






