Seanca plenare është deklaruar e mbyllur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pasi depuetët e PD bllokuan foltoren por Sali Berisha e ka sfiduar.
Ai ka hapur facebook-un e tij live, ia ka dhënë dikujt ta filmojë dhe ka nisur të lexojë nga vendi, fjalimin që kishte përgatitur për ta lexuar në foltore.
Nga pas tij, kreu i PD Lulzim Basha dukej se s’e kishte aq shumë mendjen. Nga pas krahëve të tij, Basha fjalosej me Petrit Vasilin e Nard Ndokën.
Pastaj pa kurrfarë hezitimi ka kapur telefonin e ka zhvilluar një bisedë telefonike për qejfin e vet.