Kryeministri Edi Rama ka përdorur çdo mënyrë për të shpërndarë këshillat e tij tek qytetarët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nëse provoni të merrni dikë në telefon, fillimisht do t’u dalë një mesazh zanor nga kreu i qeverisë, i cili përsërit edhe njëherë të gjitha rregullat që duhen ndjekur sipas OBSH-së.
“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!,“-shprehet kryeministrit.
Ndërkohë që i njëjti mesazh i ka ardhur në celular qytetarëve edhe me anë të mesazheve.
Pas këtij mesazhi që i ka surprizuar të gjithë, moderatori dhe gazetari Edi Oga ka ironizuar kreun e PD, Bashën me Berishën.
“Berisha mori Bashën në telefon dhe i doli Edvini që i thoshte “laj duart”… imagjinoj fytyrën e Saliut tek ajo “përqaf”!”- shkruan gazetari Edi Oga në Facebook.
Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore.