Karriera politike e Sali Berishës është shoqëruar gjithnjë me viktima. Që në kohën kur ishte një sekretar partie dhe mjek blloku ai internoi dy mjekë rivalë, denoncoi dhe doli dëshmitar për Hysen Shoshorin dhe mbi të gjitha vdekja misterioze e Hysni Kapos numrit dy të regjimit. Gjithnjë ka pasur akuza për Sali Berishën se ka qënë spiun i UDB-së jugosllave. Herë si legjenda urbane dhe herë me ndonjë fakt të vërtetë, ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë ka qënë gjithnjë nën goditjen e kundërshtarëve të tij si spiun i shërbimit sekret serb.
Kjo jo vetëm për faktin se bashkëshortja e tij Lirie(Sllobodanka) Berisha është mbesa e njërit prej zyrtarëve më të lartë të shërbimit sekret të ish Jugosllavisë. As sepse për këtë arësye Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit nuk e lejoi Berishën të bëhej mjeku personal i Enver Hoxhës. Duke e kaluar si “kuti postale” tek numri dy i regjimit Hysni Kapo. Por kjo Berishën nuk e pengoi që familjes “Hoxha” ti afrohet me “krahëmarrje”, miqësohet me Liljana dhe Sokol Hoxhën, duke bërë dhe pushimet bashkë.
Shqiptarët kanë parë fotot afër oxhakut, në varkë dhe kudo gju më gju me Sokol Hoxhën djalin e Enverit dhe bashkëshorten e tij Liljana. Pra nuk janë vetëm këto fakte që tregojnë se Berisha dyshohej si agjent i UDB-së. Ka qënë Azem Hajdari, i cili me statusin e kreut të komisionit të rendit dhe SHIK-ut në Kuvendin e Shqipërisë që në vitin 1994-1995 ngriti zërin se ishte zhdukur dosja me agjentët e shërbimit sekret jugosllav UDB. Dhe fill pas kësaj deklarate filluan sulmet ndaj Hajdarit, përjashtimet nga grupi parlamentar dhe forumet drejtuese të PD dhe mbajtja larg “tryezës” së pushtetit për pesë vite me radhë. Për të ardhur më pas, eleminimi i tij.
Të gjitha gjurmët të çojnë tek një emër si autor i të gjitha këtyre sulmeve deri në eleminim të Hajdarit: Sali Berisha. Ma sa duket Hajdari dinte shumë për këtë dosje dhe u eleminua. Por dinte dhe ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, dhe ky u eliminua. Dinte dhe Ali Spahia dhe u eleminua, dinte shumë ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe u eleminua. Po ashtu dhe ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede që iu rezervua një vdekje e ngadaltë. Kush prekte këtë dosje eleminohej në mënyrë të rrufeshme.
Mes rreshtave është pohuar se Kujtim Hysenaj në vitin 1986 i ka shpëtuar jetën Sali Berishës në Beograd, teksa po shkonte për në Francë ku do të specializohej për kardiokirurgji. Hysenaj ishte në timon dhe shoqëronte Berishën nga Beogradi në Paris, pavarësisht se ishte ambasadori ynë në Jugosllavi.
“Berisha ka shkuar në një rast me makinë nga Beogradi drejt Francës. Kanë qenë duke vdekur në një aksident. Shofer ishte Kujtim Hysenaj, ambasadori i Shqipërisë në Beograd. “Kujtim më ke shpëtuar jetën”, do thoshte ai… Berisha futej kudo, as e diskutoj se e kanë peshkuar agjenturat e huaja”, thotë diku në një ndër deklarimet e tij gazetari investigativ Papa. Pa u shtyrë më tej, vetëm e përmendi se e kishte dëgjuar dhe nga Berisha këtë fakt dhe kaq.
Në asnjë intervistë më tej askush se ka përmendur, vetëm Berisha e ka thënë disa herë në ambiente të ngushta por që nuk e bëri njeri lidhjen mes Kujtim Hysenajt ambasadori i Shqipërisë në Beograd nga 1986-1992 dhe Kujtim Hysenajt kryetar i SHISH-it pas largimit të Fatos Klosit nga drejtimi i këtij shërbimi.
Hysenaj i diplomuar në gjuhën frënge dhe në Juridik, në vitin 1970 nis karrierën e tij në diplomaci si referent i Ministrisë së Jashtme për OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare. Nga 1979 deri në 1992 Kujtim Hysenaj ka shërbyer në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Ai ka kryesuar disa delegacione të Shqipërisë në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe për një vit ka qenë këshilltar i Misionit shqiptar në OKB. Për 5 vjet ka kryer detyrën e këshilltarit të ambasadës shqiptare në Paris. Ndërsa Beogradi ka qenë qyteti ku Hysenaj ka punuar për 6 vjet. Nga viti 1986 deri në vitin 1992 Hysenaj ka patur detyrën e ambasadorit në përfaqësinë diplomatike shqiptare në Jugosllavi. Ndërrimi i regjimit në Shqipëri e risjell atë në atdhe, tashmë jo më në shërbimin diplomatik, por me aktivitete private.
Ardhja në pushtet e PS-së dhe nisja e luftës në Kosovë bëri që Kujtim Hysenaj, njohës shumë i mirë i çështjeve të ish-Jugosllavisë të bëhej këshilltar special i ministrit të Jashtëm. Hysenaj ka drejtuar edhe Drejtorinë e analizës dhe të prognozës si dhe ka qenë kryetar i grupit të posacëm të punës për Kosovën ngritur nga kryeministri kur atje shpërthyeu lufta.
Në vitin 2001 ai emërohet konsull i përgjithshëm nderi i Sllovenisë në Shqipëri. Por dhe nga këshilltar i jashtëm diplomatik i kryeministrit Nano, ai propozohet nga Nano si kryetar të SHISH-t.
Propozimi i tij u pranua nga ana e presidentit Moisiu. Por këtu merr tatëpjetën dhe shëndeti i Kujtim Hysenajt, pasi ndahet nga jeta pas një lëngimi të gjatë. Në vend të tij emërohet Bahri Shaqiri. Por ajo që shihet me shumë shqetësim është fakti se sëmundja e Hysenajt më shumë i ngjante një helmimi të ngadaltë, i ngjashëm me eleminimet që bëri Putin ndaj kundërshtarëve të tij nëpër botë.
Kujtim Hysenaj dinte shumë me sa duket, sidomos për lidhjet e Berishës në Beograd dhe është parë me shqetësim nga ish presidenti i asaj kohe. Ndaj dyshohet se dosja e UDB e Berishës mori dhe jetën e ish ambasadorit në Beograd njëherësh ish kreut të SHISH Kujtim Hysenaj. Një këmbanë alarmi dhe me ata që merren sot me dosjet e UDB, janë me rrezik…!/Pamfleti.com/