Sali Berisha i ka drejtuar një letër të hapur Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Sir Alastair King-Smith, si ata që dërgonte herë pas here për kolegët në Komitetin e Partisë, pas deklaratës së ambasadës së Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, e cila tha se ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara me kri,mina,litetin dhe korr,upsionin.
Në letër Berisha tekson se ai akuzohet nga Britania e Madhe se ka favorizuar biznesmenin Damir Fazlliç, një shtetas britanik i cili nuk rezulton i dënuar as në Tiranë as në Londër, edhe pse ndaj tij janë kryer hetime.
Teksa mohon akzuat kreu i PD kërkon që çdo fakt apo dokument që disponohet kundër tij të paraqitet prane gjykatave shqiptare ose britanike.
Letra e Berishës
Shkelqesia Juaj!
Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vul,gare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une aku,zohem per korr,upsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.
E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korru,psionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike.
Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.