Sali Berisha ka marrë një megafon dhe është shfaqur në dritare mbrëmjen e sotme, duke thërritur nga maja e pallatit, për një grusht njerëzish që ishin mbledhur aty.
Ai tha se këto ditë s’ka folur, se ka qenë me grip.
“Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi pasur një komunikim zanor me ju.
Ju garantoj se nuk ka qenë absolutisht vendimi i Edi Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale e cila kërkonte që të ruhesha për mosrëndimin e saj.
Ajo kaloi shkëlqyeshëm dhe do ju rrëfej një gjë.
Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do e bëj ndonjëherë”, tha Berisha nga maja e pallatit, duke çuditur dhe kleintët e lokaleve të shumtë poshtë pallatit të tij.