Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë e grupit parlamentar. Kjo mbledhje, e cila do të nisë në orën 18:30, vjen një ditë para nisjes së legjislaturës së re.
Opozita do të kthehet në Kuvend pas dy vitesh pasi deputetët dogjën mandatet. Kjo lëvizje e demokratëve u pasua me protesta në rrugë.
Legjislatura e re në Kuvend pritet që të sjellë debat dhe retorikë të ashpër mes palëve.
Edhe pse hyn në parlament, kryedemokrati Basha i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si një masakër elektorale të kryer nga ana e Ramës dhe kërkon reformë të re zgjedhore, reformë kushtetuese dhe ndarje të re territoriale.