Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare.
Sipas tij Berisha nuk është çuar para drejtësi për ndonjë akuzë për çështje korruptive.
“Gjatë 4 viteve të para të qeverisjes 2005-2009 Berisha pati një qeverisje të shkëlqyer, 4 vitet e dyta kishin probleme me aferat korruptive por që nuk krahasohet me këto të tanishmet.
Berisha nuk ka guxim asnjë pulë të vrasë”, tha Starova.
Ndërkohë që deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petrot Koçi, tha se ka akuza konkrete për Berishën, duke përmendur edhe aferën e Kompleksit Partizani.
“Berisha është akuzuar për çështje të drejtpërdrejta, për aferën e kompleksit “Partizani” për shembull. PD duhet të mbajë një qëndrim për këtë.
Kur Edi Rama kandidoi për kryetar partie ndërtoi një paltformë kundër ish-kryetarit dhe arriti ta fitojë.
Z. Basha nuk e ka bërë këtë kundër Berishës’, tha Koçi.