Sali Berisha me pretekstin se nuk i ka shkuar fletë thirrje për në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, nuk është paraqitur sot. Por menjëherë pas mosparaqitjes prokurori i SPAK ka firmosur shkresën për ta shoqeruar me forcë policore.
Ndërkohë SPAK njofton se fletëthirrja i ka shkuar zyrtarisht në zyrën e tij në grupin parlamentar, porse sipas burimeve të tjera nga Kuvendi, askush nuk ka pranuar ta marrë fletëthirrjen.
Ky veprim për të shmangur përgjegjsinë ligjore, porse SPAK ka urdheruar shoqerimin e tij edhe me forcë nëse nuk pranon.
Ngjarja e 21 janarit, pas deshmisë së Lulzim Bashës në SPAK, duket se rëndon ish-kryeministrin Berisha.
Burime të rezervuara tregojnë se Basha ka thënë se ai si ish-ministër i Brendshëm nuk ka patur asgjë në dorë, sepse komandën e gjithçkaje atë ditë e ka patur Berisha. SPAK po heton edhe se kush e ka fshirë serverin e kamerave në kryeministri atë natë të 21 janarit.
Me sa duket Lulzim Basha ka folur me emra!






