Prej disa javësh, opozita është angazhuar fuqishëm për të votuar në sondazhet online që organizojnë portale të ndryshme, për të treguar se Lulzim Basha ka mbështetje popullore dhe do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe pas çdo sondazhi edhe të portaleve anonime, ku voton ushtria e militantëve të PD-së, Sali Berisha del e shpall fitoren.
Së fundmi, thotë se Basha del fitues edhe nga sondazhi i një portali lokal të Gjirokastrës.
“I pashprese! Po perjeton ankthe dhe t.merre te papara! Tradheti dixhitale edhe nga n.arkoministrat e tij”, shkruan Berisha.
Me sa duket janë aq të dëshpëruar, sa tani gjuajnë edhe sondazhet e faqeve dhe portaleve lokale, për të shpallur një fitore që po i mundon prej tetë vitesh.