• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha: Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS! Më 22 dhjetor protestë kombëtare

December 13, 2025
in Aktualitet, Debat

Një ditë pasi Kushtetuesja riktheu në detyrë Belinda Ballukun, Berisha njoftoi nisjen e protestave, e para më 22 dhjetor. Kreu i PD-së, tha se opozita do të tërhiqet nga çdo diskutim me PS, vendim që prek 2 reforma të rëndësishme në proces, atë zgjedhore dhe territoriale. Berisha ndau edhe një mesazh për Ervin Salianjin që ka nisur foltoret, se nuk ka rrugë tjetër veç protestave.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku bëri që Sali Berisha të mbledhë me urgjencë Kryesinë e PD dhe me datë 22 dhjetor të thërrasë protestë kombëtare deri në arritjen e qeverisë teknike, ndonëse në fakt në protestat aktuale që ka zhvilluar para kryeministrisë ka mbledhur vetëm një grusht militantësh.

Kjo u vu në dukje edhe nga anëtari i Kryesisë, Ervin Salianji, i cili tha se se rruga e duhur për të rrëzuar Ramën janë revoltat dhe jo foltoret para kryeministrisë.

“Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë”, tha Salianji teksa mbërriti në selinë blu.

‘Revoltës’ që kërkoi Salianji, i cili ka nisur edhe foltoret me demokratët, Berisha iu përgjigj duke thënë se rruga e vetme janë protestat dhe kushdo që del nga rreshti është ‘zjarrfikës’.

“Kemi vetëm një rrugë është ajo e protestave, qytetarët duhet të flasin me protestën e tyre. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. ”, tha Berisha pas nisjes së mbledhjes së Kryesisë.

Sali Berisha e cilësoi një absurd vendimin e Kushtetueses për Ballukun, duke thënë është i diktuar nga kryeministri Rama. Këtë të fundit e akuzoi se është bërë një me Ballukun në vjedhje.

“Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Tani është një me Belinda Ballukun. Është një me Belinda Balluku dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve. Gjë më absurde nuk mund të kishte. Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë. Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku”, vijoi Berisha.

Krahas protestave, Berisha shkon edhe më tej duke njoftuar se Partia Demokratike do të tërhiqet nga çdo diskutim dhe proces me palën dhunuese dhe me partinë e krimit, pra me PS. Ndonëse vetë Berisha nuk i përmendi, të vetmet diskutime mes PS dhe PD aktualisht janë për reformën zgjedhore dhe territoriale, çka do të thotë se me tërheqjen e PD puna e këtyre dy komisioneve do të bllokohet.

“PD me këtë rast ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi, debati për çdo lloj personi me palën dhunuese. Merr fund kjo. Nuk mundet kurrë më. Ndërpresim çdo lloj debati, diskutimi për çdo lloj personi dhe çdo lloj funksioni ose posti me partinë e krimit”, tha Berisha.

Ky vendim për ndërprerjen e çdo diskutimi me PS, sipas Berishës vjen pas lojës që Edi Rama bëri me Avokatin e Popullit, pasi opozita u tërhoq nga firmat mbështetëse ndaj Endri Shabanit.

Next Post

Flamur Noka i shmanget thirrjes së Salianjit për dorëheqje dhe thur skenarë me emrin e Suel Çelën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved