Berisha vijon ta përdhosë Valbonën dhe Tropojën!
Sali Berisha në të gjithë pozicionet e tij politike e shtetërore i ka sjellë dëme të pallogaritshme atdheut dhe çështjes kombëtare. Për to le të flasë drejtësia e më vonë historia. Por dëmin më të madh ja ka sjellë vendlindjes së tij Tropojës!
Kjo trevë e njohur si Malësia e Gjakovës ishte e pakonkurueshme dhe e pasfidueshme në histori. Mic Sokoli e Ali Iber Neza, Hasan Prishtina e Haxhi Zeke Byberi, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha, Hoxhë Dollapi e Bajram Curri e qindra burra me zë duket se e kane intriguar mbapsht Sali Berishën, i sëmurë deri në mani për madhështi.
I ardhur nga një gen familjar blektoral pa asnjë fije përmendje në histori veçse për dele të majme e voza të mëdhenj gjize e djathi ai përdori ndyrësisht pushtetin, që i dhanë shqiptarët për t’u hakmarrë piksëpari me vendlindjen për të rehatuar kompleksin e ligjshëm të inferioritetit. Njëra nga hakmarrjet me të pacipa është shkaterrimi i Valbonës, kësaj perlë të natyrës me renome ndërkombetare.
Të gjithë lejet koncensionare të dhënat në Valbonë janë vepër e Sali Berishës ku direkt është dhe biznesi i tij familjar. Njëri nga çakallët e shkatërrimit të Valbonës është Bashkim Ulaj një ish agronom nën mesataren e inteligjencës me origjine nga Mali i Zi, i afërm i Liri Berishes i cili thuhet se prej mëse dy dekadash pastron paratë e Millo Gjukanoviç dhe të familjes Berisha.
Familja Berisha gjatë gjithë kohës e sidomos tani në pragperëndimin politik janë kujdesur të instalojne në Tropoje të gjithë pushtetet e veta. Besnik Dushaj është kryetar Bashkie. Ai është nip e dajë me deputetin Isuf Çelaj, kusheri i Lirie Berishës dhe mik e ortak i Bashkim Ulaj. Në këto kushte kur as pushteti vendor e ai qendor as gjykata dhe as prokuroria në Tropoje nuk bëjnë punë tjetër veçse zbatojnë urdhërat e Gener 2 është e kotë përpjekja civile e tropojanëve për t’ju kundërvënë shkatërrimit.
“Paraja shtjerr detin”-thotë populli, por paraja dhe mëria e Sali Berishes po than e shkatërron Valbonen. I pyetur per kete karastrofe nje plak i mençur në fshatin Dragobi u përgjigj “Qeni i keq na e pruri ujkun te dera…”. Domethënie që sfidon komentet./Pamfleti