Mbledhja në zyrën e Partinë Demokratike po zhvillohet për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Grupin e Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetë Basha shihet teksa qesh herë pas here.
Në sallën përballë është ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Në disa metra distancë, të dyja palët zhvillojnë mbledhje dhe pse zyrtarisht kanë paditur njëra-tjetrën dhe pritet të përballen në gjyq.