Sali Berisha ka përgëzuar edhe kreun e Lëvizjes Bashkë për mbështetjen që ai shprehu një ditë më parë ndaj kandidaturës së Florina Binajt për bashkinë e Tiranës. Në konferencën për mediat teksa bëri publik emrin e Binajt, që PD do të mbështesë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ai i bën nder qytetit.
“Tani, unë përgëzoj zotin Lapaj për mbështetjen që ka shprehur. Grupi ynë po takohet me radhë me aleatët dhe opozitarët. Mendoj se ne sugjerojmë të mbështesim një kandidaturë, për të cilën janë të vërteta çdo fjalë që thashë.
Nuk ka arsye të mos mbështetet ai. Ai i bën nder qytetit, në qoftë se kemi parasysh qytetin, Florjan Binaj i bën nder qytetit. Nëse shohim pastaj në raporte partiake, ai nuk është partiak. Ai është një qytetar, është një njeri i kauzave qytetare, është një luftëtar kundër korrupsionit dhe kjo është një gjë shumë, shumë e çmuar”.
Sipas Berishës kjo është kandidatura që plotëson të gjitha kushtet dhe falënderon çdo njeri që ka marrë përsipër të kandidojë.