Në raportet e dorëzuara nga PD dhe Partia e Ilir Metës, bie në sy një mospërputhje prej 80 mijë eurosh.
PL ka deklaruar se ka bërë vetëm një pagesë 70 mijë euro për Partinë Demokratike për mitingje të përbashkëta, si udhëheqëse e koalicionit, e kjo konfirmohet edhe në raportin e PD-së.
Kjo transfertë bankare është bërë më 7 maj, pak ditë para zgjedhjeve.
Por Report TV ka vënë re se PD, gjithashtu ka deklaruar edhe një pagesë tjetër, prej 80 mijë eurosh, nga partia e Metës, tek e Berishës.
Kjo pagesë është depozituar në bankë, më 7 gusht, pas zgjedhjeve.
Njëra prej partive, ose PD ose PL, rezulton se ka bërë një deklarim të rremë në KQZ.
Gjithësesi, PD ka mbledhur para nga të gjithë aleatët të cilët garantuan një mandat deputeti duke qenë në listat e sigurta (të mbyllura të koalicionit) plot 265 mijë euro.
Shumat që PD deklaron se ka mbledhur nga aleatët
PL (4 deputetë) 150 mijë euro
PAA (1 deputet) 50 mijë euro
PR (1 deputet) 50 mijë euro
PBDNJ (1 deputet) 15 mijë euro






