Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me rrëzimin e projekt-rezolutës për Srebrenicën. Lideri historik i demokratëve ka shpërndarë një foto të Ramës mes Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuciç duke shkruar “Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata”.
Berisha thotë se pretendimi i Ramës që paraqitja e rezolutës ishte e papritur është gënjeshtër. Sipas tij, ajo është depozituar sipas afateve.
“Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë. Rezoluta për dënimin e genocidit ne Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në kryesine e parlamentit dhe është vendosur ti paraqitej sot seancës plenare. Përfaqësuesit e PS, shumicë në Kryesine e Parlamentit kanë refuzuar në Kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës”, shkruan Berisha.
Sipas Berishës grupi parlamentar i PS ka patur gjithë kohën e mjaftueshme sipas rregullores për shqyrtimin e kësaj rezolute.
“Por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe antikombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç. Kjo rezolutë është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Mirëpo Berisha që vuan nga mungesa e memorjes duhet ta ketë harruar se Masakra në Srebenicë ka ndodhur shumë vite përpara, kur ai furnizonte makinën serbe me naftë dhe kur ai rierdhi në pushtet, në vitin 2008-2013 dhe si “”patriot i madh që është kurrë nuk u dëgjua as të tentonte për ta dënuar me kohë si genocid Masakrën e Srebrenicës.
Kemi frikë se nuk e kemi kuptuar dhe se mund të ketë ngatërruar Srebrenicën me Ukrainën duke kërkuar të shpallet genocid rus, lufta në Ukrainë.
rJa çfarë shkruan Berisha:
Shtojmë këtu se më parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë”, shkruan Berisha,