Bes Kondi, një shqiptar i cili jeton prej shumë vitesh në Kanada, u kthye në hero në këtë vend pasi iu afrua një personi të plagosur pët t’i dhënë ndihmë, fill pasi ai ishte përplasur nga një atentator terrosit, që shkaktoi 10 viktima dhe plagosi mjaft të tjerë dje në metropolin kanadez dje.
Në një lidhje direkte telefonike me Report TV, Bes Kondi rrëfeu momentet dramatike të ngjarjes.
Jeni cilësuar nga mediat kanadeze si hero, cili ishte përjetimi juaj…
Bes Kondi: Unë isha brenda në banesë kur dëgjova ulërimat dhe dola menjëherë jashtë për të dëjguar çfarë po ndodhte. Pash një person në tokë dhe instikti i parë ishte të ndihmoja perosnin që kishte nevojë për ndihmë, sa të vinte ambulanca.
E patë momentin kur furgoni u drejtua nga turma?
Bes Kondi: Nuk e pashë atë moment, por direkt më pas, pasi ai ra atij personi, dola dhe shihja gjakun që i dilte një gruaje pak më tej dhe i drejtova ambulancën që t’i jepte më shumë ndihmë gruas. Kam certifikim për ndihmën e shpejtë dhe qëndrova duke ndihmuar burrin në kryqëzim.
Si ka qenë përjetimi pas ngjarjes, dukej si nëpër filma një shlm i tillë…
Bes Kondi: Të gjithë janë të shokuar, sepse ishte një ditë e bukur, pas një jave me kohë shumë të keqe dhe të gjithë kishin dalë për të ecur. Edhe unë vetë do dilja të pija një kafe me shokët. Kemi parë të ndodhë në Francë, Gjermani apo vende të tjera, por kur e sheh vetë, ta përjetosh, nuk ka fjalë.
E patë momentin e arrestimit të autorit?
Bes Kondi: Ai bëri 2.2 km rrugë duke përplasur njerëzit, unë isha në pjesnë e fillimit dhe qëndrova gjithë kohës pranë personit që kishte nevojë për ndihmë. Ai u arrestua më larg. Të gjithë lavdëruan policinë që e arrestoi dhe e ndaluan që të vriste veten.
Kjo ngjarje a i ka ndryshuar njerëzit në Toronto?
Bes Kondi: Askush nuk është i paprekshëm, çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë. Siguria është rritur, por jo në nivel federal, sepse ishte një incident i izoluar. Njerëzit e ndiejnë frikën dhe po organizohen me çdo lloj mënyre.
Kush është Bes Kondi?
Bes Kondi jeton prej shumë vitesh në Kanada, ku ka emigruar nga Shqipëria që në moshën 14-vjeçare. A punon pikërisht në kryqëzimin e Yonge dhe Fich në Toronto, aty ku nisi tragjedia.
Ai është menaxheri i godinës 55 në Yonge Street dhe sikurse bëri të ditur sot ëhstë i trajnuar dhe certifikuar edhe në dhënien e ndihmës së shpejtë.