• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

November 21, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke krijuar një kompani bijë “Besa Agro Invest”, me qëllim investime në fushën bujqësore.

Me një kapital rreth 5 milionë euro, “Besa Agro Invest” e Muçajt shpresonte që të rriste portofolin financiar. Por, pa mbushur një dekadë nga nisja e aktivitetit, subjekti tregtar u gjend në kushte të vështira financiare. Në vitin 2023, aksioneri kryesor, “Fondi Besa”, tashmë me emrin e ndryshuar “Albania Besa Capital-ABC”, kërkon falimentin e shoqërisë “bijë”.

Procedurat për shpalljen e falimentit kanë nisur në vitin 2023, ku shoqëria e Bajram Muçaj dorëzoi kërkesën përkatëse pranë Gjykatës së Tiranës.

Gjyqtarja Antonela Prendi, me vendimin e datës 4 Mars 2024, urdhëroi nisjen e procedurës për shpalljen e falimentit të “Besa Agro Invest”.

Sipas dokumentave të siguruar nga “Boldnews.al”, rezulton se shoqëria bujqësore e Bajram Muçaj ka detyrime rreth 3 milionë euro dhe paaftësi paguese për shlyerjen e tyre.

Dështimi i “Besa Agro Invest”

Kapitali i shoqërisë “Besa Agro Invest” është 485.000.000 lekë të reja. Ortaku i vetëm shoqërise “Besa Agro Invest” sh.p.k është fondacioni “Albanian Besa Capital”, i cili zotëron 100% të kuotave.

Shoqëria “Besa Agro Invest” sh.p.k, në pozicionin e subjektit debitor i është drejtuar gjykatës për hapjen e procedurave të falimentimit.

Para gjykatës, subjekti “Besa Agro Invest” parashtroi se “…vitet e fundit, shoqëria është përballur me vështirësi financiare, të shkaktuara nga përkeqësimi i situatës së likuiditeteve, si pasojë e rënies së shitjeve”.

Referuar raportit të paaftësisë paguese “rezulton se shuma e detyrimeve që shoqëria ka ndaj të tretëve është 288.967.508 lekë të reja”. Sipas planit të shpërndarjes, këto borxhe përbëhen nga; (1) detyrimi ndaj Bashkise Krujë 5.016.878 lekë të reja; (2) detyrimi ndaj Ministrisë së Bujqësise dhe Zhvillimit Rural, 281.055.127 lekë të reja; dhe (3) detyrimi ndaj furnitorëve 2. 895.503 lekë të reja.

“Besa Agro Invest” ka paraqitur në gjykatën e Tiranës se “shoqëria ka detyrime të maturuara dhe paaftësi paguese, fakt që dikton nevojën e likujdimit të pasurive dhe shpërndarjes së të ardhurave, nëpërmjet procedures së falimentimit”.

Pikëpyetjet mbi falimentin

Procedurat e falimentit, në përgjithësi, janë shoqëruar me dyshimin mbi riskun e mashtrimit apo veprime fiktive, në dëm të kreditorëve. Për këtë arsye, ligji i vitit 2016 “Për falimentin” përshkohet nga fryma e dyshimit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të mbajnë në vëmendje interesin më të lartë të borxhlinjve, pra, të atyre që mund të dalin të humbur financiarisht nga falimentimi i një subjekti tregtar.

Këto parime ligjore janë përmendur edhe në vendimin e Gjykatës së Tiranës për nisjen e procedurave të falimentit për “Besa Agro Invest”.

Gjyqtarja Prendi thekson në vendimin e marsit 2024 se “…kjo procedurë (falimenti) synon të shlyej në mënyrë kolektive detyrimet e debitorit përmes shpërndarjes së të ardhurave që mund të sigurohen nga shitja e pasurive të tij ose arritjes së një marrëveshje për riorganizimin e aktivitetit”./Boldnews.al

Next Post

S’di të shkruajë?! Kush është gjyqtari që shkarkoi Ballukun e që shpëtoi Mediun për Gërdecin, karriera e shpejtë nga Tropoja në Gjykatën Speciale, pasuria dhe si e kaloi Vetingun?

Pas shtatë orë në takim me Ballukun, Rama darkon me Marta Kos

E tallën pse u lidh me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare fiton 1 mln dollarë dëmshpërblim

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved