Garuesja 21-vjeçare nga Franca, Mennel Ibtissem, e cila mori pjesë në “The Voice”, braktisi garën pasi për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjen për Palestinën u sulmua në rrjetet sociale.
Muslimanja e re Ibtissem fitoi popullaritet të madh në Francë pas interpretimit të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen në gjuhën angleze dhe arabe.
Ibtissem, përmes rrjetit social ‘Facebook’ bëri të ditur se braktis garën pasi mbi të kanë ndikuar shumë ngjarjet e fundit.
Kompania e cila organizon garën ITV Studios France njoftoi se e respekton vendimin e Ibtissem, duke theksuar se ky vendim është marrë me dakordësim.