Tundimit për t’i hyrë aktivitetit kriminal me call center nuk i ka shpëtuar as këngëtari Besmir Metani.
I maskuar me nipte të ligjshme dhe bizes në dukje të rregullut, Besmir Metani kontrollon një celulë call center në Kompleksin Mengalem në Ali Dem, pronë e Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit në pastrimin e parave të pista në ndërtim.
Ortaku i Besmir Metanit në skemën e zhvatjes së qytetarëve evropainë përmes mashtrimit, është Artan Karoli, një personazh që prezantohet si grafik dizanj, i skeduar për udhëtime të dyshimta në Izrael.
Nga ky aktivitetit kriminal që vijon edhe sot, dyshja Metani-Karoli kanë përfituar miliona euro, duke investuar në prona në bregdet dhe mjete luksi, për të cilat do flasim në vijim bashkë me detaje nga udhëtimet e çuditshme në Izrael.