Në mbrëmjen e djeshme ishte ceremonia e Topit të Artë, me trofeun e madh që i kaloi Karim Benzema. Ky i fundit e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.
Ndërkohë jo pak vëmendje ka tërhequr edhe Lewandowski. Ky i fundit mbante një orë në dorë, modeli “Unisex Casio Vintage” që kushtonte për një shifër qesharake sa i përket polakut, vetëm 43 euro.
Këtë e ka raportuar “Mundo Deportivo” së fundmi. Padyshim që shumë shqiptarë mbajnë në dorën e tyre orë më të shtrenjta se ajo që Lewandowski zgjodhi që të shkonte në mbrëmjen e Topit të Artë. /Sport Ekspres/