Ilir Meta dhe kryeministri Edi Ram po shkojnë drejt një kursi të ri përplasjeje. Teksa në PD konflikti po agravon, duket se protagonist po bëhet dhe kreu i shteti, i cili ka rifilluar përplasjet me qeverinë.
Padyshim konflikti më i fortë është ai i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërkohë që Meta ka filluar edhe me bllokimin ligjeve. Javën që lamë pas kreu i shteti ktheu për rishqyrtim ligjin për buxhetin 2022 duke bllokuar shpërndarjen e fondeve për vitin që vjen.
Gazeta ka mësuar se kreu i grupit të PS, Taulant Bala dhe kryeministri kanë porositur deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe ata të Ekonomisë që të rrëzojnë brenda muajit dekretin e kreut të shtetit. Seanca e fundit për këtë sesion është 20 dhjetori dhe burime të gazetës në PS theksuan se në këtë seancë do të bëhet dhe rrëzimi i dekretit.
Këtë javë do të nisë diskutimi në komisione dhe nuk do të jetë asnjë ndryshim dhe më pas raporti do i shkojë seancës e cila do të bëjë rrëzimin e dekretit dhe në këtë mënyrë brenda janarit buxheti i ri hyn në fuqi duke mos krijuar asnjë problem me alokimin e fondeve.
Zgjedhjet vendore
Një tjetër konflikt Rama-Meta është ai i zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit dhe prishi planet e presidentit.
Por duke qenë se kemi 6 bashki për kryetarë, Meta duhet të shpallë zgjedhje vendore. Kreu i shtetit ka dhënë sinjale se nuk do e pranojë një gjë të tillë, por kjo javë duket se do të jetë vendimtare. Sipas burimeve, këtë javë do të botohet edhe vendimi i Kushtetueses në Fletoren Zyrtare, duke bërë që vendimi të marrë fuqi. Në vendimin e marrë nga gjykata specifikohet se ai merr fuqi pas publikimit në QBZ.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronjat “d” dhe “e”, dhe 134, pikat 1, shkronja “h” e pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri, vendosi: -Rrëzimin e kërkesës; -Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet aty.
Lëvizjet e Metës
Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, por 6 bashki janë pa kryetarë dhe ligji detyron kruese shteti të shpallë datë të re për këto njësi vendore të martën këshilltari i tij ligjor sulmoi Kushtetuesen ndërsa Meta i pyetur për këtë çështje e shmangu duke dhënë sinjale se nuk do të ketë dekret të ri. Por cila është strategjia e presidentit?
Me zgjedhjet e 25 prillit ai doli tërësisht jashtë loje. Para tyre Meta ishte shumë protagonist dhe tërhiqte vëmendje madje dhe më shumë se opozita. Por më pas ai u la në hije. Si me magji, në momentin që ish-kryeministri Berisha nis luftën me Bashën, Meta doli dhe nisi të japë një sërë intervistash ku sulmonte liderin demokrat. Pra presidenti nisi lëvizjet që të bëhej protagonist, ndërkohë që në të njëjtën periudhë u caktua dhe data për gjyqin tij.
Edhe kjo çështje u kalua dhe Meta ra sërish në heshtje dhe si duket përmes zgjedhjeve vendore, por dhe dekreteve kundër qeverisë ai kërkon sërish të jetë në qendër të vëmendjes duke bërë presione dhe duke dërguar sinjale. I gjithë meraku është te 18 janari. Më 18 janar Gjykata Kushtetuese nis gjyqin për shkarkimin e Metës dhe sinjalet janë se ai mund të shkarkohet. Duket se kjo e ka shqetësuar kreun e shteti dhe ka nisur lëvizjet.