• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Betonizimi i Tiranës nuk ndalet, babëzia prek rekordin historik: Sipërfaqja e dhënë për ndërtim për vitin 2021 është sa 71% e totalit të dhënë për gjithë Shqipërinë

March 1, 2022
in Aktualitet, Kryesore

Ndonëse Tirana është kthyer prej disa vitesh në një kantier ndërtimi, ky proces pritet të vijojë sërish, të paktën në të ardhmen afatmesme.

Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT për lejet e ndërtimit në vend treguan se sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimi në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.65 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për leje është rritur me 47% teksa në vitin 2020 u vu re një frenim i lejeve të dhëna për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia.

Në raport me vitin 2019, kur ishte shënuar rekordi i ri i dekadës së fundit, sipërfaqja e lejeve është rritur me 17%. Ndërsa në raport me 2015-n, viti kur u dhanë më pak leje, sipërfaqja është 7.4 fishuar. Pas 2015-n, Bashkia është treguar “dorëlëshuar” me ndërtuesit, siç duhet dhe në grafikun: “Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë (m2), 2010-2021”.

Sipërfaqja e dhënë në Tiranë për vitin 2021 është sa 71% e totalit të dhënë për gjithë Shqipërinë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë sipërfaqen totale të lejeve të dhëna për ndërtim, ndërsa mbi 70% e saj është për banesa. Në 2021 treguesi është ndikuar dhe nga rindërtimi pas tërmetit.

Sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në kryeqytet është rreth 470 milionë euro. Një vit më parë, kjo vlerë ishte 327 milionë euro.

Shqipëria

Sipas INSTAT, Tiranë, më 28 Shkurt 2022: Në tremujorin e katërt 2021 janë miratuar gjithsej 356 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 306 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rritje prej 16,3%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2021, është 608.870 m2, nga 554.325 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rritje prej 9,8%.

Në tremujorin e katërt 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 27,0 miliardë lekë, nga 28,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rënie prej 6,4%.

Gjatë vitit 2021, janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3%.

Gjatë vitit 2021, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.316.709 m2, nga

1.608.211 m2 miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6%./Monitor

Next Post

Putini e ka dërguar familjen në një strehë bërthamore: Bunkeri luksoz i nëndheshëm gjendet në malet Altai

"Jeta do të fitoj mbi vdekjen...", mesazhi prekës i Presidentit të Ukrainës përballë Parlamentit Europian

VIDEO/ Fjalimi i Velensky në PE, eurodeputetët e pranishëm të gjithë në këmbë duke duartrokitur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved