Pazare klienteliste me tenderat dhe oligarkët, dhënia e lejeve të ndërtimit dhe procedurat klineteliste, e kanë kthyer Shuaip Beqirin në një nga abuzuesit më të medhenj të pasurisë publike në vend, me qëllim majmjen dhe pasurimin e tij duke marrë titullin Beu i Konispolit.
Madje Beu ka dhe një ortake në misionin për të gllabëruar gjithçka që nuk është e tija, ajo është bashkëshortja Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës. Zhani i Konispolit është ustallesha e fshehur pas uniformës së një mësuese anonime, e cila po bënë kasapanë me tenderat publik në drejtorinë e saj, sipas një CV të pasur në raportet e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Specialistët e parave publike kanë dhe një problem të madh me deklarimin e pasurisë. Më konkretisht, me përfundimin e mandatit si kryebashkiak në vitin 2007, Shuaip Beqiri ka deklaruar pronësinë mbi 1 milionë lekë kursime në cash, 1 milionë lekë likujditete në bankë dhe një shtëpi banimi dhe 2800 m2 tokë bujqësore në Konispol. Kur është rikthyer sërish në funksion në vitin 2015, ai deklaron se pasuria e tij kishte kapur vlerën e 21.1 milionë lekëve.
Të ardhurat e deklaruara për shtimin e pasurisë janë një kredi bankare prej 28 mijë eurosh, shitja e shtëpisë në Konispol për 2.5 milionë lekë dhe të ardhurat nga pagat. Në pamundësi të përfshirjes në këtë analizë të të ardhurave familjare për vitet 2007-2015, shtesa e pasurisë që nuk mbulohet nga burimet e deklaruara kap vlerën e 15.2 milionë lekëve.
ILDKPKI nuk po i heton dhe nuk i detyron të bëjnë deklarimin e pasurive faktike që kanë çifti Beqiri, duke u bërë palë në fshehjen e pasurisë së vëna nga burime të paligjshme dhe pazaret me tenderat publik.
Sipas burimeve të ekskluzive.al dhe investigimit përmes burimeve konfidenciale, bëhet me dije se Shuaip Beqiri fsheh një vilë pranë qendrës tregtare “TEG” në Tiranë, e cila nuk deklarohet gjëkundi, as në deklaratën e tij të mëparshme të pasurisë, as asaj të bashkëshortes. Skandaloze mbetet fakti, se Shuaip Beqiri e ka regjistruar vilën që kap 1 milion euro nën emrin e një bariu. Media jonë do të sjell të gjitha faktet në një shkrim të radhës për pasuritë e fshehura të zyrtarëve të lartë të korruptuar, me qëllim lëvizjen e strukturave të drejtësisë apo Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, që fajtorët të marrin dënimin e merituar dhe paratë tu kthehen atyre që u takojnë… taksapaguesve shqiptarë!