Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden vendosi sot që përpara se t’ia dorëzonte pushtetin presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar 2025, t’u zbusë dënimet 37 nga gjithsej 40 të dënuarve me vdekje në burgjet federale të SHBA-së dhe do t’i konvertojë në burgim te përjetshëm pa mundesi lirimi me kusht.
Ky veprim i Biden do të pengojë planin e Trump për të përshpejtuar ekzekutimin e dënimeve me vdekje në Amerikë dhe sepse, ndryshe nga urdhrat e tjerë ekzekutivë, vendimet për faljen e të dënuarve nuk mund të anulohen nga pasardhësi i presidentit në Shtëpinë e Bardhë, raporton Reuters.
Gjatë mandatit të tij të parë si president nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale pas një ndërprerjeje 20-vjeçare, ndërsa Biden, i cili kandidoi për president duke kundërshtuar dënimin me vdekje, i pezulloi ekzekutimet federale sapo mori detyrën në janar 2021.
Javët e fundit, Biden është përballur me presionin e demokratëve në Kongresin e SHBA-së, të cilët kundërshtojnë dënimin me vdekje dhe liderët fetarë, përfshirë Papa Françeskun, për të ndryshuar dënimet me vdekje në burgim të përjetshëm përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.