Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka njoftuar se presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në Bruksel dhe në Varshavë.
Ai gjithashtu theksoi se SHBA dhe aleatët do të shpallin një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë të enjten, ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Ne kemi bërë një presion të madh ekonomik dhe ky presion do të ketë objektiva të reja”, ka thënë ndër të tjera ai.