as vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bilushi i Metës e këshilloi presidentin të mos reagonte menjëherë.
Në fillim nxori Peçon, pastaj Gaz Bardhin dhe veprimtarët e Teatrit për t’u gëzuar.
Dyshimet e Bilushit të Metës janë të mëdha.
Dyshimi kryesor është se mos Edi Rama bën ndonjë skemë si për 25 prillin, që publikoi sondazhe ku opozita dilte fituese dhe pastaj shpalli rezultatin real.
Shenjat e dyshimit që ka Bilushi dhe që ia ka referuar Metës, janë të shumta.
E para, shikon me dyshim se Luli po thërret rroftë Gjykata Kushtetuese dhe pastaj po thërret rroftë SPAK.
Kjo është shumë e dyshimtë, pasi i jep besueshmëri Gjykatës dhe SPAK, dhe kur të vijë puna e Metës, ata do ta kenë të vështirë të thonë që nuk e pranojmë as Gjykatën, as SPAK.
Nxitimi për t’i legjitimuar është i dyshimtë.
Ka një dalldi të madhe nga opozita për t’i kërkuar SPAK orë e minutë të dënojë Veliajn dhe Ramën.
Meta dyshon se këto thirrje nxiten nga Rama dhe Veliaj, që kur të fillojnë të kenë punë këta të opozitës me SPAK, të thonë vetë e kërkuat.
Por dyshimin më të madh Bilushi e ke ta fakti që as Rama nuk po bën komente për vendimin.
Kjo tregon se ai kërkon të flasë i pari Meta.
Në këto kushte, Bilushi rekomandon që Meta të mos përzihet në komente derisa të qartësohet situata.
-Rreziku që të na ndodhë si më 25 prill është evident, se Lul Basha peshkohet nga çdo gjë që ti ofrosh, pasi ka hall të duket si fitues.
Ai vetë e ka siguruar që s’do ta marrë SPAK dhe luan me fatin e Metës dhe Doktorit, thotë Bilushi.
Frikën më të madhe që ka Bilushi është se mos Rama bën marrëveshje me Lulin dhe e ndërton Teatrin e ri me një kompani të Lulit, duke ja zhvlerësuar gjithë luftën.
-Ndaj duhet vigjilencë. Nuk është koha për të brohoritur fitore, thotë Bilushi.