Sot presidenti ka postuar foto nga Piqerasi, një fshat i vogël në Rivierën e Shqipërisë. Bilushi i Metës ka bërë këtë shpjegim për domethënien e kësaj vizite.
Të dashur miq!
E shikoj që ka kaluar pa shumë vëmendje vizita e Presidentit në fshatin e vogël Piqeras. Shumëkush nga ju mendon se ai ka shkuar për detin e Piqerasit dhe ullishtet e tij.
Ky është një element i vizitës, por jo më i rëndësishmi.
Të gjithë ju që ndoshta nuk e dini, Piqerasi është fshati i heroit të popullit Vasil Laçi. Presidentin e ka inspiruar gjithmonë gjesti i tij, pasi ai qëlloi mbi perandorin që i kishte marrë sovranitetin Shqipërisë dhe bënte këtu si zot vendi, duke i shpallur luftë edhe Greqisë.
Djaloshi nuk duroi dot, por me një pistoletë të vjetër hapi zjarr mbi të. Me ato mjete dhe armë që i gjendeshin.
Ky është një leksion i madh historie, për të gjithë ata që duan të bëhen guvernatorë në Shqipëri dhe të na bëjnë si zot vendi, duke na treguar se si të sillemi, me kë shtet të bëhemi mik dhe më kë shtet të bëhemi armik.
Nuk dua të flas me emra të përveçëm, por populli shqiptar i ka mirë parasysh ata që po bëhen si zot vendi në Shqipëri. Ata po përpiqen të diktojnë gjithçka, njësoj si Viktor Emanueli. Ata po na bëjnë ligjet, ata po na ndëshkojnë, ata po hetojnë pasuritë, ata po diktojnë kush të qeverisë e kush të rrijë në opozitë.
Kjo është e patolerueshme.
Ata duhet ta dinë mirë se ky vend që ka nxjerr Vasil Laçin, i cili ka derdhur plumba mbi perandorë, nuk e ul kurrë kokën.
Ky ishte dhe qëllimi kryesor i vizitës sot në Piqeras. Kishim me vete dhe disa dekorata t’ua jepnim familjarëve të tij, por u trishtuam kur mësuam se ai nuk ka fare familjarë aty. Dekoratat i morëm me vete dhe ndoshta do të gjejmë dikë në Tiranë tua japim, por mbi të gjitha morëm me vete frymëzimin e madh nga vepra e tij.