E keni menduar ndonjëherë të keni biznesin tuaj por nuk dini nga t’ia nisni. Me siguri keni dëshirë, por keni “merakun” se nuk keni para mjaftueshëm.
Megjithatë, ka disa mënyra se si mund ta arrini këtë me fare pak të holla. Sigurisht që përveç parave ju nevojiten edhe njohuri e aftësi të caktuara.
1.Dizajnues website-sh
Për t’u bërë një dizajnues website-sh ty të duhet vetëm një laptop, hard disk dhe valë WiFi.
Mos kini frikë prej mungesës së aftësive tuaja për të koduar.
Michael White, president i “White Media” thotë se kreativiteti është më i rëndësishëm.
Të koduarit dhe dijet rreth SEO-s mund të mësohen përmes leksioneve apo mësimit në mënyrë të pavarur.
Sipas “Lajm Shqip” nëse ke sy për art dhe dizajn, ky biznes është i arritshëm prej jush.
2.Llogaritar
Besojeni ose jo, ju nuk jeni të vetmit që duhet të shpenzoni orë të gjata në punë ose në takime me njerëz.
Nëse i pëlqeni numrat, por nuk dëshironi të visheni me kostum e kollare çdo mëngjes, mund të punoni si llogaritar online.
Ju duhet vetëm një laptop, diplomë si llogaritar edhe një telefon.
Ian Crosby, drejtues i një kompanie online shprehet se:
Komunikimi është tepër i rëndësishëm në ngritjen e një kompanie të suksesshme online, apo shërbimi ndaj klientit. Orët e gjata të takimeve nuk janë efikase. Komunikimi online e bën gjithçka më të shpejtë”.
3. Marketingu dhe PR Dixhital
Aftësitë tuaja në marketing dhe reklamim mund të ju ndihmojë së tepërmi online.
Edhe pse “TreDigital” e ka bazën në Seattle, drejtuesja e saj Dykstra e drejton shpesh kompaninë nga Rusia, ku ndodhet dhe familja e saj
Por ne operojmë si një skuadër, u shpreh ajo”.
Dykstra nënvizon se të udhëtuarit të ndihmon të jesh më produktiv.
4.Ekspert udhëtimi
Nëse ju do të udhëtoni për diku, pse të mos i ndihmoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë?
Matthew Kepnes e zbatoi këtë ide duke krijuar “Nomadic Matt”, një website udhëtimi që jep informacion ndihmues rreth të udhëtuarit.
Jepen këshilla rreth vendeve të lira të akomodimit apo biletave të avionit.
Gjithashtu jepen këshilla për udhëtime vetëm dhe në çift, si edhe për prenotime me guidë.
5.Mentor/Këshillues për jetën
Nëse ju pëlqen të ndihmoni të tjerët dhe jeni ekspert në fusha si marrëdhëniet e biznesit apo në komunikim, të qenit një mentor apo këshillues i jetës mund të jetë diçka që lidhet mirë me ju.
Mentorja për jetën Erica McCurdy ka kombinuar pasionin për të ndihmuar të tjerët dhe për udhëtimin.
Ajo ndërtoi kompaninë e saj McCurdy Life Coach. Eshtë një punë që mund ta bësh nga çdo cep i botës.
6.Kurator i përmbajtjes
Ju mund të punoni nga shtëpia për kompanitë që kanë nevojë për shkrimin e newsletter-ave, e-mail-eve, përmbajtjes së websiteve, apo produksioneve të caktuara.