Në letra shfaqet sërish emri i oligarkut Gentjan Sula, një nga përfituesit e mëdhenj të parave dhe pasurive publike.
Dokumentet tregojnë se Sula mbulon pasuritë me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të paktën që nga viti 2007.
Burimi i këryre pasurive dyshohet se janë paratë që çifti Meta-Kryemadhi kanë siguruar nga aferat korruptive gjatë periudhave kur kanë qenë në pushtet, 2000-2002, 2009-2013 dhe 2013-2017.
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi rezultojnë se kanë disa pasuri në bashkëpronësi me kompaninë e ndërtimit Agi Kons, pasuri të cilat zonja Kryemadhi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, duke shkelur detyrimin ligjor.
Në dokumentet hipotekore rezulton se Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi dhe kompania Agi Kons kanë edhe 1 mijë m2 tokë në Mjull Bathore, përballë TEG.Nuk dihet se si zonja Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi, që dikur shiste qepë në Qytetin Studenti, e kanë blerë këtë pasuri në 2019.
Por, nga verifikimet që ka kryer Prapaskena rezulton se pasuria nuk është deklaruar nga Monika Kryemadhi në ILDKPKI, siç e parashikon ligji.
Ndërkaq, pronar i vetëm i kompanisë Agi Kons është Gentjan Sula. Ky i fundit është një nga biznesmenët që dyshohet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë fshehur një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro.
Gentjan Sula ka ndërtuar edhe pallatin e Monika Kryemadhit në Laprakë. Monika Kryemadhi ka hedhur vetëm 50 mijë USD, duke përfituar 35 % të ndërtimit.Me anë të kësaj lëvizje, Kryemadhi dyshohet se ka pastruar miliona euro.
Përmes këtij pallati, Monika Kryemadhi justifkon me shkëmbim vilën në Gjirin e Lalzit, një apartament 500 m2 te Kodra e Diellit si dhe 1 milionë euro nga shitja e 13 apartamenteve.Gentjan Sula dyshohet se është maska e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për kamuflimin e Kodrës së Diellit.Kur nisi ndërtimi te Kodra e Diellit, Monika Kryemadhi sillej si pronare dhe Gentjan Sula si zbatues i projektit.
Disa burime të brendshme, kanë konfirmuar për Prapaskenën se si shumë vila dhe apartamente Monika Kryemadhi i ka kaluar në emrin e njerëzve të saj të besuar.
Gentjan Sula rezulton edhe në disa pasuri të tjera me vlerë miliona euro në emrin e Fatime Kryemadhit në Mjull Bathore.
Pasi ndërtoi pallatin në emrin e saj me Gentjan Sulën, Monika Kryemadhi ka futur në lojë mamanë e saj duke ndërtuar vila me oligakrun, ku dyshohet se janë pastruar paratë e korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Gentjan Sula ose korrupsioni i kleringutKonsiderohet si korrupsioni i kleringut. Mjeshtri i kësaj skeme korrupsioni në Shqipëri është oligarku qeveritar Gentjan Sula, përfitues i parave dhe pronave publike me vlerë qindra milionë euro, grabitës i pronave në bregdet si dhe betonizues i Kodrës së Diellit dhe Farkës.
Mbi 55 milionë euro Gentjan Sula ka përlarë para publike vetëm me kompaninë Agi Kons, me administrator Alban Çinari, me anë të tenderave të paracaktuar dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Agi Kons ka manipuluar dhe mashtruar me zbatimin e kontratave me vlerë miliona euro për punë publike, kryesisht me volumin dhe cilësinë punimeve, në bashkëpunim autoritetet kontraktuese.
I skeduar si njeriu që mbulon një pjesë të pasurisë së Ilir Metës dhe si ndërtuesi i pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë dhe vilave të Fatime Kryemadhit në Mjull Bathore, Gentjan Sula ka aplikuar një skemë që mund të dokumentohet lehtësisht për korruptimin e zyrtarëve publikë, për të marrë para dhe prona publike, leje, favore dhe sidomos për të fituar gjyqet.
Kryetar bashkie, ministra dhe drejtorë që kanë firmosur ose diktuar tendera dhe leje ndërtimi për Gentjan Sulën, rezultojnë me pasuri të palujtshme, vila dhe apartamente, pikërisht në rezidencat e Gentjan Sulës, kryesisht te Kodra e Diellit, por edhe në Farkë ku ka ndërtuar edhe pa leje.
Gjyqtarë që kanë dhënë vendime në favor të Gentjan Sulës, që i kanë mbyllur dosjet, funksionarë policië që kanë mbrojtur abuzimet e tij, tatimorë dhe inspektorë, zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë që e kanë favorizuar, rezultojnë se kanë ‘blerë’ pasuri të paluajtshme tek Gentjan Sula.
Blerjet janë fiktive ose me çmim reference dhe favorizuese, dy herë më lirë se sa vlera e tregut.
Zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë pjesë e korrupsionit të Gentjan Sulës kanë pronotuar vila dhe apartamente në Farkë, tek kompleksi tjetër i oligarkut, me kontrata formale dhe çmime favorizuese.
Po kush janë pushtetarët dhe ish pushtetarët pjesë e korrupsionit të Gentjan Sulës, i cili i kakorruptuar me apartamente dhe vila?
Cilat janë vendimet që kanë marrë në këmbim të përfitimit të pasurive të paluajtshme?
Ja pse SPAK-u nuk duhet të merret me korrupsionin me 300 mijë lekë, një arkë peshk, një qengj, kanale dhe tuba.
Mjafton një hetim kryesisht dhe disa verifikime elementare, për të dokumentuar një skemë masive korrupsioni e shtrirë gati në dy dekada, me rezultat final vjedhjen e parave dhe pasurive publike, shkatërrimin e mjedisit dhe grabitjen e pronave private.